Lajme

Ishte fshehur nga lufta, djaloshi nga Mosuli qëndron 20 ditë i plagosur në një podrum (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 10 July 2017

Janë shfaqur pamjet prekëse të një djaloshi i cili kishte qëndruar i plagosur për 20 ditë me radhë në një bodrum në Mosul, ku edhe ishte fshehur pasi kishte shpërthyer beteja në këtë qytet.

Në pamjet të cilat u botuan nga “Rudaw English” shihet djaloshi i cili është mjaft i dobët në pamje duke treguar para ekuipazhit televiziv: “Më dhemb shumë. Unë nuk mund të lëvizi”.

Fëmija shihet se rreth belit ka një fashë të vendosur, ndërsa nuk dihet shkalla e lëndimeve.

-Advertisement-

Kjo video u bë pasi qeveria irakiane shpalli fitoren në betejën e tyre kundër ISIS në qytetin strategjik verior pas një përballje të përgjakshme tetë-mujore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera