Rozë

Ishte e vetmja e famshme që Joe Biden e ndiqte në “Twitter”, modelja seksi reagon pas “ndarjes”: Jam e lirë

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 24 February 2021

Kur Joe Biden mori zyrtarisht llogarinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (POTUS) në “Twitter”, u përhap lajmi se ai ndiqte vetëm një të famshme. Ajo ishte modelja e njohur, Chrissy Teigen.

Por duket se tashmë Biden nuk e ndjek më Teigen. Kjo e fundit ka bërë disa batuta në lidhje me lajmin e “ndarjes” së tyre në “Twitter”.

Në fakt ishte vetë modelja e famshme ajo që i kërkoi presidentit amerikan që ta hiqte, vetëm një muaj pasi u bë personi i vetëm që nuk kishte lidhje me Shtëpinë e Bardhë që ndiqej nga @POTUS.

-Advertisement-

“Unë e kam kërkuar këtë gjë disa herë” shkroi ajo. “Unë të dua !!! Nuk je ti jam unë !!!!”, shkruan modelja në një postim.

“Jo shumë kohë më vonë, llogaria POTUS ia plotësoi dëshirën duke mos e ndjekur më. “Unë jam e lirë!”, shkruan ndër të tjera me humor 35-vjeçarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera