Lajme

Ishte duke u trajtuar në QKUK, vdes një grua nga Klina

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 25 June 2022

Një grua nga fshati Jashanicë i Klinës që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur të premten, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit mjekësor, ajo ka vdekur si pasojë e komplikimeve në zemër

Policia ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

-Advertisement-

“Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera