“Ishte Artemisa, e pashë”, dritë jeshile për zhdukjen e shqiptares në Greqi, kërkimet zhvendosen në Suedi
Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 17 December 2022
Një dëshmi e re në emisionin investigativ grek “Dritë në Tunel” ka ngjallur shpresat për gjetjen e Artemisa Vasilit, 19-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila është zhdukur 2 vite më parë në rrethana misterioze.
Një shqiptare që jeton dhe punon prej vitesh Suedi, ka pohuar në emision nëpërmjet një telefonate se ka parë Artemisën në qytetin e Goteborgut në Suedi.
Dëshmia në fjalë për 22-vjeçaren ka ngritur alarmin te autoritetet greke dhe ka shkaktuar mobilizimin e menjëhershëm të policisë lokale, Interpolit dhe Autoriteteve Konsullore, ndërsa është vënë në dijeni edhe avokati i familjes, Anastasios Dougas.
Pa humbur, avokati së bashku me Arin, vëllanë e Artemisës, udhëtoi për në Suedi për të takuar dëshmitaren dhe për të kërkuar ndihmën e policisë dhe autoriteteve konsullore atje.
Kujtojmë se Artemis Vasili u zhduk më datë 15 tetor 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.
Mediat greke citojnë disa dëshmitarë që janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike. Vajza është parë duke qarë e vetme në një rrugë kryesore të Athinës.
Tre janë dëshmitë. Konkretisht pak pas zhdukjes, një grua tha se e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë e vetme në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës dhe u përpoq ta ndihmonte ndërsa Artemis u largua.
Një tjetër dëshmitar deklaroi se duke zbritur në stacionin e autobusit e pa 19-vjeçaren të trembur dhe duke ikur me nxitim. Gjithashtu një informacion tjetër erdhi se vajzës i kishte rënë të fikët në rrugë, por sapo ishin afruar njerëzit ishte shprehur se ishte mirë dhe ishte larguar.
Për herë të fundit vajzën me origjinë shqiptare e kapën kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, ndërsa më pas janë vetëm dëshmitë e qytetarëve.
Të tjera
-
Xhavit Haliti thotë se po i pëlqen fushata e Lumir Abdixhikut
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, duke folur për përmend...
-
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani ka folur lidhur me konfisk...
-
Mëngjesi fillon me intervale me diell, gjatë ditës reshje shiu
E mërkura fillon me intervale me diell, e gjatë ditës vransirat vetëm se fill...
-
A ka qenë gjykatës në kohën e Serbisë, Tomë Gashi tregon se çfarë ka bërë gjatë viteve ’90-të
Avokati Tomë Gashi ka folur në lidhje me një temë mjaft të diskutuar tash e n...
-
Dakaj: Granti për vëllain e deputetes – skandal i faktuar, shqetësuese se si po e arsyetojnë
Shkëlzen Dakaj nga Gazeta Infokus ka thënë se është shqetësuese mënyra se si ...
-
Arbër Zaimi me fjalë të mëdha për Nagip Krasniqin pasi u deklarua për “videon intime”
Zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arbër Zaimi i ka dalë në mbrojtje të m...
-
Lista Srpska mblidhet në takim
Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selin...
-
“M’i ofroi 200 mijë euro, më ofroi zgjidhje të çështjes së banimit” – Peci flet për ofertën që ia bëri Behxhet Pacolli
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpalosur të pathëna më parë në një inte...
-
Radio Televizioni i Serbisë shfaq flamurin e Kosovës, “çmenden” serbët
Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republ...
-
“Vota pushtet, Albini plastelinë” – Molliqaj ka një shpjegim për vizitën që Kurti ia bëri familjes Rugova
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pasi kryeministri Kurti sot vizi...
-
Bujar Osmani: Deklarata e Kurtit tejkaloi kufijtë partiakë, ndodhi në një kohë jashtëzakonisht të rrezikshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqe...
-
Presion ndaj Scholzit që të mos garojë edhe për një mandate
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është duke u përballur me presion në rritje p...