Lajme

“Ishin më të fortë se atëherë kur ishin në istikame të luftës”, Beqa viziton në Hagë ish krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 04 July 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka njoftuar se sot ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai në Facebook ka shkruar se ata i ka parë më të fortë se kurrë, më të fortë se atëherë kur ishin në istikame të luftës.

“Ata ditën që në momentet më kritike për kombin të kapin armët dhe të luftojnë për Liri, e pa dyshim që do të dinë qe edhe ta mbrojnë Luftën e drejtë dhe të pastër të popullit Shqiptar për Liri dhe Pavarësi”, ka shkruar ndër të tjera Beqa.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Sot vizitova krerët e UÇK-së të cilët padrejtësisht po mbahen ne Hagë!

Presidentin Thaqi, Kryetarin Veseli, Bacën Jakup, Rexhep Selimin, Nasimin dhe Hysniun, i pashë me të fortë se kurrë, më të fortë edhe se atëherë kur ishin në istikame të luftës.

Ata dijtën që në momentet më kritike për kombin të kapin armët dhe të luftojnë për Liri, e pa dyshim që do të dinë qe edhe ta mbrojnë Luftën e drejtë dhe të pastër të popullit Shqiptar për Liri dhe Pavarësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera