Rozë

“Ishim në një tavolinë…”, moderatorja tregon çfarë ndodhi me Donaldin dhe Borën në sfilatën e Valdrin Sahitit

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 19 May 2022

Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti.

Në pamjet që u bënë menjëherë kryefjalë e mediave sociale, ata shiheshin në një tavolinë të përbashkët teksa aktori i ndizte cigaren moderatores.

Kaq mjaftoi që njerëzit ta interpretonin këtë shfaqje si një ribashkim i tyre.

-Advertisement-

E kur vetë ata nuk kanë konfirmuar ende asgjë, Dalina Buzi ka deklaruar se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Në “Goca dhe Gra”, ajo tha se të gjithë figurat e “Top channel” ishin në një tavolinë dhe mes tyre edhe Bora me Donaldin.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara, Lori, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Se çfarë ka ndodhur më parë ose pas festës nuk e di”.- u shpreh Dalina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera