Lajme

“Isha në punë më thanë se …”, deklarohet babai i viktimës nga Shqipëria për rastin Kobra

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 23 January 2025

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës po mbahet seanca në rastin ‘Kobra’.

Bëhet fjalë për rastin ku Dibran Hoxha dhe katër të tjerë akuzohen për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë në lokalin ‘Cobra City’ në Prizren.

Babai i viktimës Visar Cengu, Behar Cengu, tha në Gjykatë se lajmin për vdekjen e tij e ka marrë sa ishte në punë.

-Advertisement-

“Unë jam vë në dijeni kam qenë në punë, jam vu në dijeni se djali ka dal me armetim në qytet. Kishte ngrenë bukë dhe ka dal. Djali nuk u kthy dhe dola neper qytet. E thirra në telefon ishte tre e natës. E thirra shokun e shërbimit sepse kisha turnin e parë dhe shkova para kohës ata e kishin kuptu ngjarjen, ne familja jo. Ai shoku më tha shko në spital aty e gjeta djalin. Unë dua drejtësi ndaj djalit”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera