Rozë

“Isha i pirë”, Kozaku kërkon falje për fjalët e rënda për Adem Jasharin

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 09 January 2024

Tiktokeri nga Shqipëria, Kozak ka kërkuar publikisht falje pasi ofendoi rëndë komandantin legjendar të UÇK’së, Adem Jashari.

Ai në një lidhje direkte, me buzë në vaj, ka kërkuar falje duke u arsyetuar se natën kur ka thënë ofendimin ka qenë i pirë.

Tutje, Kozak ka premtuar se do ta bëjë emrin e Adem Jasharit tatuazh në trup.“Ju kërkoj ndjesë. Jam betu për kokë të djalit që e kam bërë pa dashje. Kam pirë 6 shishe me verë. Ju premtoj se do ta bëjë emrin e Adem Jasharit tato dhe emrin UÇK”, tha ai.

-Advertisement-

I njëjti në një lidhje direkt në rrjetin social “Tik-Tok” është dëgjuar duke e kënduar këngën kushtuar heroit, dhe në vend se të thoshte Adem thoshte Azem.

Ai është korrigjuar nga komentuesit, dhe si rrjedhojë ka përfunduar duke ofenduar rëndë.

“Çohu Azem…Nuk ka problem Azem Adem njësoj është. Si Azem si Adem një m*ut je”, dëgjohet duke thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera