Lajme

Ish zyrtari i VV-së sfdon Kurtin: Kërkoje largimin e forcave policore të Serbisë nga Lugina e Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 30 September 2021

Ish- anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi e ka sfiduar Qeverinë Kurti me një kërkesë që lidhet me targat e automjeteve, shkruan Gazeta Infokus.

“Le të provojë Qeveria e Kosovës me lansu tabela të veçanta për Preshevë.

Le t’jau vendosë stickerin dhe le ta shohim a po lejohen në Serbi.

Le të kërkon Kosova largimin e forcave policore të Serbisë nga Lugina e Preshevës.

Kështu do ta shohim se sa ka reciprocitet në ketë marrëveshje”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

Të tjera