Ish zyrtari i CIA-s: Kufinjtë në Ballkan, mund të ndryshojnë lehtë
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 28 May 2017
Në Ballkan, herët a vonë, do të ketë ndryshim të kufijve, tha i ish-zëvendësi i shefit i CIA-s Steven Meyer.
Ai thotë se kufijntë e ri më shumë gjasa do të tërhiqen në Maqedoni, por edhe në Kosovë.
Meyer beson se BE-ja nuk ka zgjidhje për Ballkanin, dhe se nuk është e interesuar në për Ballkanin por jo edhe Shtetet e Bashkuara të cilat sipas tij Ballkanin e kanë zonë interesi.
Duke folur për Serbinë, Meyer tha se zgjedhja Aleksandar Vuçiqit për President të Serbisë ishte e pritshme.“Ai është një politikan i zgjuar dhe efikas dhe do të bëjë një punë të besueshme. Populli serb është në kërkim për arritjet e mëdha, sidomos për reformat ekonomike”, ka thënë Meyer në një intervistë me “News”, të Beogradit.
Duke folur për situatën në rajon, ai thotë:
“Bosnja dhe Hercegovina është sot më larg nga të qenit një vend i bashkuar se në të kaluarën. Çështja e Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe Maqedonia është në rënie serioze për muaj. Në të njëjtën kohë, BE-ja nuk ka përgjigje për pyetjet që pllakosin Ballkanin”, thotë Mejer për “News”. Meyer shtoi se çdo ndryshim i kufijve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të rrisë Shqipërinë e cila megjithatë tash për tash e e din se nuk do të ketë mbështetjen e SHBA. “Megjithatë, është e rëndësishme që të mbani në mend se Washingtoni nuk është tash për tash shumë i interesuar në Ballkan. Administrata Tramp nuk do të reagojë sidomos nëse këto ndryshime ndodhin në mënyrë paqësore, të ngjashme me mënyrën se si, të themi, Mali i Zi erdhi deri tek pavarësia”, thotë analisti.
Kur u pyet se si administrata amerikane ka reaguar në rast të formimit të Ushtrisë së Kosovës, ai tha se qeveria e SHBA tash për tash nuk është në favor të formimit të Ushtrisë, por që kjo qasje mund të ndryshojë lehtë. “Administrata Tramp ka qasje të vogël ekspertësh në lidhje me Ballkanin. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme për të ndjekur ndryshimet në politikën amerikane,” thotë ai. Sipas tij, kjo ushtri, në qoftë se krijohet, do të shtojë një tjetër element që situata të jetë më e tensionuar. /Gazetablic
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...