Lajme

Ish zv. Ministri i PDK-së “zbulon” fenë e Albin Kurtit “Orientime ekstreme të islamit puro pro rus”

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 29 March 2020

Pas votimit të 82 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të cilin e ngriti pikërisht partneri i koalicionit LDK, një nga aryset më të shpeshta që u përmend është akuza se Kurti është anti-amerikan.

Kjo duke u nisur në atë që sipas tyre, Kurti, nuk ndëgjoj ShBA-të e rrezikoi edhe tërheqjen e trupave amerikane e investimet në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Por, tash ka ardhë edhe një akuzë e re ndaj Albin Kurtit.

-Advertisement-

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, po thtoë që Kurti ka orientime ekstreme të islamit puro pro Rus, definicion ky jo i njohur deri më tash.

“Tani më është e qartë!

Dy pole që  kanë vu në pikëpyetje ekzistencën dhe perspektivën e kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në raport me orinetimet e saj.Njëra në emër  kinse për të luftuar korrupcionin që përfaqësohet  nga Albin Kurti me orientime  ekstreme të islamit  puro pro Rus e që  ka  në brendi  sentimentin bolshevik dhe ana tjetër e për fat të mirë  e që është shumicë shqiptare  lidhjen dhe miqësinë me perendimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Gjitha të tjerat  janë veç kamuflim dhe mbulesë për të arritur aty ku  as Rilindasit nuk e kishin menduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX”, ka shkruar Zeka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera