Lajme

Ish-zv. Ministri i PDK-së e lidhë Hashim Thaçin me rrëzimin e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 26 March 2020

Me 82 vota, u rrëzua Qeveria Kurti, në mocionin e nisur nga partneri qeverisës LDK.

Arsye u tha të jetë shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme nga Albin Kurti, por edhe dëmtimi i raporteve me ShBA-të, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, këto nuk janë arsyet e vërteta sipas Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Këta thanë që mbrapa krejt kësaj qëndron Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe një marrëveshje e tij sekrete me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Për një marrëveshje të tillë nuk dihet e nuk flitet, megjithatë, një ish-zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë në mandatin e Qeverisë Haradinaj, Bekim Jupa, po e lidhë Hashim Thaçin me rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Amelika  Amelika  Amelika!

82 vota per shokun mao!

#HashimThaçi”, ka shkruar Jupa, duke postuar edhe një fotografi të Presidentit.

Ndërsa, një postim i Hashim Thaccit i disa ditëve më parë ishte parë si mesazh kërcënues për Albin Kurtin.

Ai kishte publikuar një fotografi duke thënë që ka ardhur koha “për ti krasitur pipat e tepërt”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera