Ish zv.ministri i Kurtit për aksidentin e ministres: Domethënë fëmija përplas veturën dhe jo vetura fëmijën

Autori: Gazeta inFokus
23:27 | 10 April 2022
Pas aksidentimit të një fëmije me veturën e saj në Prishtinë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka shkruar në Facebook për aksidentin.
Ajo, duke sqaruar rrethanat e aksidentit, ka thënë se njëri prej fëmijëve u përplas anash veturës së saj.
“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, ka thënë se ndjehet më e lehtësuar që pas ekzaminimeve mjekësore, “fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi”.
Ky aksident është komentuar edhe nga ish-ministri i MEPTINIS në Qeverinë Kurti I dhe pjesëtari i VV-së, Edison Jakurti, i cili ka shprehur habinë e tij se si mund ta përplas njeriu veturën, dhe jo e kundërta, siç ndodh rëndom në komunikacion.
Mënyra e zhdrejtë se si ministrja e ka shkruar emrin “fëmiu” në vend të mënyrës së drejtë “fëmija”, është komentuar po ashtu nga Jakurti.
“Domethënë fëmiu* e ka përplas veturën, e jo vetura fëmiun. 🙄 *fëmija”, ka shkruar ai.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...