Lajme

Ish zv/ministri i Arsimit: Greva e ka humbur kuptimin, dëmi i pariparueshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 22 September 2022

Për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë, tash e tre javë SBASHK-u ka hyrë në grevë të përgjithshme.

Si pasojë e kësaj, nxënësit edhe këtë javë nuk janë kthyer në shkolla, pasi SBASHK-u ka vendosur që greva të vazhdojë.

Këtë situatë të krijuar në arsim, ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, po e vlerëson si të pakuptimtë.

-Advertisement-

Rexhaj thotë se propozimet e SBASHK-ut për Qeverinë janë ‘zhagitje’ e kohës.

“Tashmë asnjëra palë sidomos sindikatat nuk e kanë në mend as mësimdhënësin e as nxënësin e sa më shpejt duhet të ndërpritet greva sepse kjo e ka humbur kuptimin dhe dëmi është bërë i pariparueshëm edhe në kuptimin e shkollimit. Propozimi i fundit i sindikatës me ato 4 pikat është vetëm ‘zhagitje’ e kohës dhe shkon në dëm të nxënësve”, potencoi Rexhaj.

Sipas Rexhajt, Qeveria ka mundësi të bëjë më shumë karshi sindikatave.

Ai thotë se Rrahman Jasharaj nuk është vendimmarrja e sindikatës.

“Qeveria ka mundur të bëjë më shumë për sindikatat dhe Qeveria e ka dhënë provimin kur e tregoj Ligjin e Pagave sepse është shumë i favorshëm për mësimdhënësit, por është vetëm duke u ngadalësuar koha për ta. Rrahman Jasharaj nuk është njeri kryesor i sindikatës ai është vetëm fytyra e sindikatës, atë e shohë si një njëri të mirë, por nuk e shoh se ai është politika dhe vendimmarrja e sindikatës”, u shpreh ai.

Të pakënaqura, përveç sindikatës së arsimit janë edhe disa sindikata të tjera, të cilat që nga 25 gushti kanë hyrë në grevë deri në afat të pacaktuar.

Ato po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera