Lajme

Ish zv-kryeministrja e NISMA-s flet pasi doli në mbështetje të Mytaher Haskukës për kryetar të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 09 November 2021

Ish-zëvendëskryeministrja në Qeverinë Hoti, Albulena Balaj-Halimaj ka dal në mbështetje të Mytaher Haskukës në garën për kryetar të Prizrenit.

Haskuka përmes një shkrimi në Facebook e ka falënderuar Balajn-Halimajn për mbështetjen në balotazhin e 14 nëntorit.

“Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato”, ka shkruar ndër të tjera Haskuka.

-Advertisement-

Në anën tjetër, ish deputetja e Nismës nga Prizreni ka thënë  për Indeksonline se nuk bëhet fjalë për aderim në Vetëvendosje, por vetëm mbështetje për Vetëvendosjen në këtë proces zgjedhor.

Kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me Shaqir Totajn në Prizren, nëse ky i fundit fiton garën për kryetar të Prizrenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera