Lajme

Ish-zëvendësministri i Bujqësisë: Jam i befasuar me aksionin e policisë sot

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 24 February 2021

Ish-zëvendësministri i Bujqësisë në Qeverinë “Hoti”, Erxhan Galushi ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në këtë ministri, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se është i befasuar nga ky aksion, pasi që sipas tij përgjatë kohës sa ka qenë zëvendësministër nuk ka vërejtur se ka pasur keqpërdorime të tilla.

“Pak jam i befasuar lidhur me këtë aksion,. Derisa kam ushtruar pozitën e zëvendësministrit nuk kam vërejtur diçka të tillë, por ndoshta ka ndodhur diçka pas dorëheqjes sime. Ndihem i habitur me lajmin kur e kam pa , por drejtësia e ka fjalën e vet dhe shpresoj që Prokuroria t’i shkoj rastit deri në fund”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 12 persona të dyshuar për keqpërdorime me subvencione.

Gjatë bastisjes policia poashtu ka konfiskuar edhe afër 400 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera