Lajme

Ish-zëvendësja e Albulena Haxhiut emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 01 August 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se prej sot ambasadore e Kosovës në Itali do të jetë Nita Shala, që deri para pak kohe ishte zëvendësministre e drejtësisë.

Gërvalla ka thënë se Shala është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare.

“Nita Shala është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare. Ajo mban titullin doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva dhe ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy.”

-Advertisement-

Gërvalla ka shtuar se marrëdhëniet me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit.

“Jemi të bindur që me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, Nita Shala, marrëdhëniet tona ndërshtetërore me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit të tyre. Ambasada jonë dhe Ambasadorja Shala do t’i shërbejnë me përkushtim mërgatës sonë të përqendruar në Itali.”

Ajo e ka falënderuar ambasadoren e deritanishme. Lendita Haxhitasim, “për kontributin e saj të çmuar”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera