Lajme

Ish ushtari i UÇK-së reagon për heqjen e flamurit

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 15 February 2018

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Godanci, përmes një postimi në ‘facebook’ ka reaguar për largimin e flamurit kombëtar në vendin e quajtur ‘te rrethi’ në Prishtinë.

Godanci i është drejtuar kryeministrit duke e pyetur pse nuk po largohet flamuri serb në Mitrovicë dhe komunat tjera serbe, apo ai turk në Prizren.

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e plotë të Godancit:

-Advertisement-

“Kryeministër, kush po të shtynë në këto gabime?
Kryeministër, pajtohem që të respektohen simbolet shtetërore, por jo të përdhosen ato kombëtare.
Kryeministër, nuk po du të tregohem ma patriot se ju, nuk po të thamë pse nuk po hoqët flamuri i Serbisë në veri tē Mitrovicës?
Sepse e di qe je i pa fuqishëm.
Po pse nuk po heqët flamuri i Serbisë në Graqanicë,Partesh,Prilluzh,Shterpc?
Kryeministër kur flamuri turk valon në Prizren, pse të mos valoj ai kombëtar në Prishtinë?
Kryeministër cilit flamur i re në gjunjë gjatë betimit të ushtarëve të UÇK-së?
Kryeministër më cilin Flamur i varrosnim Dëshmoret gjatë luftës?
Kryeministër pse e hoqe Flamurin kombëtar?!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera