Ish-ushtari serb rrëfehet për masakrat ndaj shqiptarëve: Si u vranë 140 persona dhe ku përfunduan trupat e tyre
Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 14 October 2020
Një dëshmitar serb ka treguar për masakrat e kryera ndaj shqiptarëve, ku i kanë vrarë, masakruar e pastaj i kanë varrosur nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi.
Dëshmitari serb ka treguar se ka qenë muaji maj kur ka parë një varrezë masive mes Izbicës dhe Kodërnicës (Skënderaj), ku ka parë se disa civilë dhe disa romë tek bënin nxjerrjen e kufomave të shqiptarëve dhe ngarkonin në një kamion të madh ushtarak të Serbisë.
Ai tha se aty kishte ardhur në ditën e tretë kur veç po përfundonin dhe po e rrafshonin terrenin, ato kufoma po i dërgonin drejt Mitrovicës.
“Më duket ka qenë maji, nuk më kujtohet saktësisht kanë kaluar shumë vite, e kam të shënuar në kartel përmes Deutsche Welle, duke shikuar televizorin mësuam për një varrezë masive në mes Izbicës dhe Kodërnicës, nga komanda u urdhëruam të shkojmë dhe ta gjejmë atë vend, kur erdhëm në atë vend takuam një grup civil, nuk ishin ushtarë, shumica ishin romë, ishte një traktor dhe mihës që nxirrte kufomat, pra hapësira Izbicë Kodërnicë, e kam saktë vendin të shënuar në kartelë, kufomat i ngarkonin në një kamionë të madh ushtarak, ne kemi arritur në ditën e tretë, dmth kur përfundonin dhe rrafshonin terrenin, I pyetëm çka po bëni?, thanë po i lëvizim, i tham ku? Na thanë drejt Mitrovicës, nuk qëndruam më shumë se 10 minuta”, tha dëshmitari serb, transmeton Gazeta Metro.
Ky dëshmitar vazhdon rrëfimin duke treguar se ka dëshmitarë të tjerë në lidhje me këto raste dhe që dijnë për varrezat masive, ai thotë se një pjesë e kufomave janë dërguar në shkritore për t’i zhdukur.
Ai tha se në një teren që kanë qenë, aty ishin vrarë rreth 140 shqiptarë.
“Ka dëshmitarë tjerë jo nga ky, por në një teren tjetër, në bazë të hulumtimeve tona të pakta, një pjesë e kufomave ka përfunduar në Smederev (Serbi) në shkritore, ashtu siç kanë shkrirë tanket dhe pajisjet ushtarake pas luftës. Nga ana e joserbëvë nuk ka dëshmi, problem më i madh është se pak njerëz kanë shënuar, nuk kemi pasur pajisje fotografike për të fotografuar, mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që i kemi marrë, kemi qenë në atë terren deh as nuk kemi ditur se aty ka pasur varreza masive, bëhet fjale për diku për 140 njerëz që i kanë vrarë”, tha dëshmitari serb për RTV Dukagjini, të cilit ju është mbuluar fytyra dhe ju është ndryshuar zëri për arsye sigurie nga serbët.
Ky dëshmitar serb ka treguar se serbët lokal që ishin duke jetuar në Kosovë janë fajtor për atë që u ka ndodhur kosovarëve në 90% të rasteve.
Ai thotë se ata kishin organizuar njësite të mbrojtjes territoriale, këto njësi përbëheshin nga serbë që jetonin në Kosovë.
“Sipas njohurive tona atje, policia atje, kryesisht e Kosovës e përbërë nga serbët kosovarë, madje edhe murët i kanë bartur për Serbi, pikërisht ata në 90% të rasteve janë fajtor për atë që kanë ndodhur edhe para luftës, ata kanë malltretuar popullatën shqiptare, pra policia, në anën tjetër po thua formacione paraushtarake, ato nuk kanë qenë formacione paraushtarake, ato kanë qenë njësite të mbrojtjes territoriale që përbëheshin nga banorët lokal, njerëz nga Kosova”, tha dëshmitari serb
Të tjera
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...