Lajme

Ish-ushtari i UÇK’së kandidat i VV-së për deputet

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 17 January 2021

Lëvizja Vetëvendojse ka publikuar 110 kandidatët të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pjesë e kësaj liste është edhe Driton Hyseni, bashkëpunëtor i Adem Demaçit e Albin Kurtit, në zyren politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka qenë pjesë edhe e TMK-së dhe menaxher shumëvjeçar në Aeroportin “Adem Jashari”./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Shkrimi i plotë nga ai:

Sot nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari Kurti mora besimin për kandidim për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Është ky vullneti e dëshira e kahmotshme që ta kem mundësinë që edhe në këtë mënyrë t’i shërbej atdheut dhe bashkëkombasëve tanë. Nëse edhe votuesit ma besojnë këtë përgjegjësi, detyrën e deputetit do ta ushtroj me nder, dhe në shërbim të plotë të interesave të vendit tim.

Për këtë ju jap fjalën.

I juaji, Dritoni

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera