Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së vullnetarisht nis kërkimin për gjetjen e Remzije Mustafës

Autori: Halil Berisha 00:26 | 12 November 2019

Remzije Mustafa, një grua nga kryeqyteti, ka disa ditë që po rezulton e humbur.

Familja, ka vendosur poster të saj nëpër shumë pjesë të Prishtinës, shkruan gazeta inFokus.

Por, deri tash, nuk ka asnjë shenjë të saj.

-Advertisement-

Kështu, për të jap ndihmën e tij, ish-ushtari I UÇK-së dhe trajneri në përdorimin e armëve, Ridvan Tahiri, ka lajmëruar që nga e martja do të filloj kërkimin për të, shkruan gazeta inFokus.

Madje, Tahiri, ndihmë veç familjes, I ka ofruar ekspertizën e tij edhe Policisë së Kosovës.

“Prej neser do jem ne kerkim privat per te vetmen arsye,thjesht dua ti ndihmoj familjes dhe Policis,nese me lejohet. Te dashur ju miq te cilet njihemi ne fusha te Hetuesis dhe siguris me duhet ndihma e juaj nga neser, me duhet nje mobilizim gjith Kosoven”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Ridvan Tahiri.

Ky i fundit, ka pas edhe një kërkesë në këtë drejtim.

“Kete foto dua te ken qdo Taxi,dhe qdo Autobus qe leviz ne Kosove”, ka përfunduar Tahiri.

Ndërsa, në fund, ka treguar edhe lokacionet e mundshme, ku do të kërkoj për gjetjen e saj, shkruan gazeta inFokus.

“Te kerkohet:
1. Ndertes e pa banuar
2.Garazhda te pa shfrytzuar
3.Park dhe male pereth
4.Bodrume te Banesave

Te gjitha keto kerkime te behen me leje te pronarve”, ka shkruar Tahiri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera