Uncategorized

Ish-ushtari i UÇK-së vdiq dje pasi u rrëzua nga kantieri i ‘Prishtina Mall’

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 15 April 2022

Një person ka rënë nga një lartësi derisa po punonte në kantierin e “Prishtina Mall” dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në stacionin polcior në Graçanicë rreth orës 12:30 të ditësh së djeshme.

Viktima që nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve 46-vjeçari nga Podujeva, ish-ushtar i UÇK-së, Avni Dibrani, raporton sinjali.

-Advertisement-

Pas denoncimit të rastit, njësiti hetimor bashkë me ekipin e mjekësve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa rasti të iniciohet si “hetim i vdekjes”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera