Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së që po kërkohet nga Serbia për t’u arrestuar: Këto lista për ne kanë qenë të njohura

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 06 August 2024

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Zyberaj, po kërkohet nga Serbia për t’u arrestuar.

Në lidhje me këtë, Zyberaj tha se kjo është listë e rifreskuar, pasi sipas tij, Serbia lista të tilla ka filluar t’i bëjë qysh në vitin 1998.

“Këto lista për ne kanë qenë të njohura. Mund mos ta kemi ditë se kush e ka emrin, por megjithatë, për ne, pjesëtarët e UÇK-së kjo nuk është e panjohur dhe për ne është e pritshme sepse konsideroj se Serbia gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s”.

-Advertisement-

“Serbia ka lëshuar urdhërarrest edhe për presidentin Clinton, zonjën Albright, Tony Blair e pothuajse gjithë drejtuesit e shteteve perëndimore që gjatë fazës së sulmeve të NATO-s e kishin fjalën kryesore. Këto lista, ky rifreskim që bëhet tani është në vazhdën e kësaj praktike”, tha Zyberaj, njofton Klankosova.

Më tej, ai tha se shteti serb po përpiqet që në këtë formë të komprementojë institucionet ndërkombëtare siç janë Interpoli dhe Europoli, pasi sipas tij, në këto lista ka emra të ish-ushtarëve të UÇK-së, ndaj të cilëve janë zhvilluar procese gjyqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera