Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së ofron ndihmë në kapjen e radikalëve që bën thirrje për vrasje të myslimanëve nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 13 August 2019

Një video që doli në rrjete sociale, shfaqi dy radikal katolik që bënin thirrje për të vrarë myslimanët nga Kosova e Maqedonia e Veriut që shkojnë në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.

Ndaj tyre edhe u hapën hetimet e shtetit Shqiptar, mirëpo të dy këta, jetojnë jashtë Shqipërisë.

E për kapjen e tyre, ndihmën e ka ofruar edhe një ish-luftëtar i UçK-së, Ridvan Tahiri.

-Advertisement-

Këtë Tahiri e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan gazeta inFokus.

 

Tahiri gjithashtu ka bërë thirrje që ato ofendime të mos ndikojnë në harmoninë fetare.

“Stop urretjes fetare Ju bej thirje te gjith vllezerve te besimit krishter,te distancohen nga fyrjet dhe urrejtjet qe po behen ne rrjete sociale nga dy individ te quajtur,, Radikal Katolik”

Fyrjet dhe sharjet ndaj vllezerve nga Kosova pa dallim feje nuk i ben mir Shqipris,sepse po mbjellni frik dhe pasiguri ndaj pushusve(turistve)”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera