Lajme

Ish ushtari i UÇK-së, kthehet nga Zvicra për të kandiduar në listën e PDK-së    

Autori: Hateme Smajli 21:36 | 21 January 2021

Kandidati për deputet nga diaspora në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Ibrahim Ceka, thotë se ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo sipas tij ka qenë edhe arsyeja që ka kandiduar në listën e PDK-së, sepse sipas tij kjo është partia e cila është e krerëve të UCK-së që kanë dhënë kontributin me të madh në luftë.

Këto Ceka i ka deklaruar në Fokusin Zgjedhor të Gazetës inFokus.

-Advertisement-

“Partia Demokratike por edhe në subjektet e tjera ka shumë pjesëtarë të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së luftës Çlirimtare, posaçërisht flas për PDK-në e cila rrjedh nga ata të cilët e kanë bërë luftën dh krerët kryesorë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në krye të kësaj partie dhe edhe unë kam qenë njëri prej tyre. Kam dhënë një kontribut të shkëlqyer dhe gjatë luftës të Kosovës po ashtu edhe gjatë luftës edhe në Ish Republikën e Maqedonisë, dhe në një farë forme jemi të lidhur emocionalisht me to, kemi miq dhe shokë aty, dhe konsideroj që Partia Demokratike e Kosovës është vlerë historike”, ka thënë Ceka.

Se pse është kthyer nga Zvicra, mund të kuptoni në intervistën në vazhdim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera