Ish-ushtari i “Batalionit Atlantiku” shkon te ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 11 June 2022
Ish-ushtari i “Batalionit Atlantiku” të UÇK-së, Uk Lushi, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai tha se ka kaluar Atlantikun për të kaluar një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Ish-ushtari i UÇK-ë thotë se proceset gjyqësore po përcillen me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, derisa thotë se ka besuar se Gjykata Speciale do t’i shpallte të pafajshëm njerëzit e UÇK-së përmes një procesi fer.
“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë”.
“Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent. Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Të tjera
-
Një muaj paraburgim për arsimtarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren
Nxënësit kanë përfunduar mësimin, për këtë arsye aty nuk gjendet askush këtë ...
-
Udhërrëfyesi i ri për vizat, i papranueshëm për Kosovën
Deklarata e ish-presidenti Hashim Thaçi për liberalizimin e vizave u dha pasi...
-
Gjuajtje me armë në Pejë, lëndohen dy persona – njëri dërgohet në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Krysh...
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet dy vajza, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajz...
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...
-
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 histori...
-
Snajperistët e FSK-së të 5-ët në garën e snajperistëve në Turqi
Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vend...
-
Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar historinë famëkeqe të fjalimit të S...
-
Haxhiu pret përgjigje pozitive nga opozita: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pret që partitë opozi...
-
“Shamanët”, njësia sekrete ukrainase që po sulmon rusët edhe në territorin e tyre
“Shamanët” ukrainas – një njësi sekrete, më elitare e komandove ukrainase – u...