Lajme

Ish ushatri i UÇK-së: Mos e ndalini rrymën jeta ime varet nga ajo, jam me aparat aspirator

Autori: Islam Morina 22:04 | 25 December 2021

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi nga Vitia, u ka bërë thirrje drejtuesve të shtetit që të kenë kujdes me rastet si ai pasi jeta e tij është e varur nga aparati aspirator, i cili funksionon me energji elektrike.

Ai ka treguar se është në regjim shtrati, me dy këmbët e amputuara dhe nën regjim të aparatit respirator si pasojë e plagëve të marra që i ak marrë në luftë, shkruan Gazeta Infokus.

Çlirimtari Rexhepi ka thënë se edhe kështu jeta e tij po është mjaftë e vështirë dhe mezi po ia del nga dita në ditë, e lëre më edhe me ndërprerje të energjisë elektrike, ku jeta e tij do të ishte në rrezik çdo minutë.

Postimi i plotë:

“E nderuara zonja presidente e Republikës së Kosovës

I nderuari z. kryeministër i Republikës së Kosovës,

I nderuari z. kryetar i Kuvendit i Republikës së Kosovës,

I nderuari z. ministër i shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe

I nderuari z. kryetar i Komunës së Vitisë

Jam Xhemë Rexhepi nga fshati Zhiti, Komuna e Vitisë, Republika e Kosovës. Kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ndihem shumë krenar për këtë, por tash e 13 vite jam i pa levizshëm dhe i shtrirë në shtrat. Jam operuar disa herë, i kam dy kembët e amputuara dhe jam i shpuar në fyt me kanillë trahustome nën rexhimin e aparatit aspirator, i cili aparat funksionon vetëm me rrymë, madje edhe rexhimin e shtratit e kam me rrymë. Jam me plagë shumë shumë të rënda, nën rexhimin e terapisë mjekësore për çdo ditë.

Si përfaqësuses të institucioneve më të larta shtetërore, ju drejtohem që të tregoni kujdes të veçantë ndaj rasteve të tilla që të pakten mos të kemi redukime të rrymës, sepse jeta ime varet nga energjia elektrike, përkatësisht jetën e kam në pikëpytje po nuk pata energji, pavarësisht se vështirësitë i kam maksimale për t’ja dalë nga dita në ditë, por nëse përballem edhe me mungesë të rrymës elektrike, jeta ime është çdo minutë në rrezik.

Ju drejtohem publikisht, që të mos përballem me redukime të rrymës dhe të keni kujdes për personat që karakterizohen me gjendje të tilla shëndetësore, meqë jeta ime varet nga prania e energjisë elektrike, në këto ditë të dimërit me oscilime të mëdha temperaturale.
Sinqerisht, Xhemë Rexhepi, fshati-Zhiti, KK-Viti !”, ka shkruar Rexhepi në Facebook./Gazeta Infokus/

Të tjera