Sport

Ish-trajneri i Superligës së Kosovës sulmon Panuccin

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 09 October 2018

Ish-trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova, i ftuar në studion e Rubrika Sportive ka analizuar Panuccin dhe kombëtaren shqiptare.

“Trajnerët shqiptarë e bëjnë natën ditë, të parin kanë ekipin. Shumë pak njerëz e dinë se çfarë bëjnë në krye të një ekipi. Trajneri i ekipit Kombëtar duhet të shkojë një javë tek stërvitja e çdo ekipi në Superiore, të shohë si stërvit Gega, si stërvit Shehi. Pas 3 vitesh, erdhi një herë De Biasi tek Partizani, por unë isha drejtor, e mora me muhabet, dhe më tha: Edhe një herë që erdha, nuk pashë gjë. Ku do e shohë trajneri a ka lojtarë me vlera nga kampionati, nëse nuk i sheh nga afër, ose i sheh një herë në 90 minuta. Mendoj se Federata duhet t’ia vërë klauzolë, që të vijë e të ndjekë nga afër ekipet”, tha Starova.

Ai gjithashtu sulmoi selektorin e Shqipërisë për sjelljet e tij.

-Advertisement-

“Sa për sjelljen e tij, mendoj se sillet si një kalama i vogël. Nxehet dhe provokohet shumë shpejt, dhe nuk flet me emra të përveçëm, as për lojtarët, as për ata që sipas tij i organizojnë sulme”, përfundoi Starova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera