Sport

Ish trajneri i Real Madridit: “Real Madrid duhet të transferojë Erling Haaland para Kylian Mbappe”

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 27 January 2021

Pas Kylian Mbappes, që është një ndër emrat me të përmendur për t’u transferuar në ‘Santiago Bernabeu’, tashmë po përmendet edhe Erling Haaland, shkruan Gazeta inFokus.

Ish futbollisti dhe trajneri i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë që ‘Los Blancos’ duhet transferuar norvegjezin para francezit.

“Do të nënshkruaja Haaland para Mbappe. Ai lëviz në hapësira të vogla dhe të mëdha, ai shënon në mënyrë të vazhdueshme”.

-Advertisement-

“E kuptoj që Mbappe është një yll, por unë jam shumë i impresionuar nga Haaland. Ai shënon gola të të gjitha llojeve”, ka thënë Valdano.

Sipas raportimit të mediave Kylian Mbappe do të transferohet në Madrid gjatë verës së ardhshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera