Sport

Ish-trajneri i Arsenalit: Po më mungon puna si trajner

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 03 September 2019

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se po i mungon puna e tij si trajner.

Tekniku francez, i cili do t’i mbush 70 vjet muajin tjetër, nuk është duke trajnuar asnjë skuadër pasi dha dorëheqje nga Arsenali, trajner i të cilëve ishte për 22 vjet.

Wenger ka thënë se nuk është i lidhur me Arsenalin dhe ka disa oferta të cilat janë të vështira për t’u refuzuar.

-Advertisement-

“Nuk mund të jetoj me faktin se nuk do të jem trajner përsëri. Dua ta provoj edhe një herë intensitetin e garës. Mund të rikthehem përsëri, pasi është e vështirë t’iu thuash jo disa skuadrave”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera