Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë i thur elozhe Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 10 December 2019

Sulmuesi Piter Krauç, i dha fund karrierës si futbollist në moshën 38-vjeçare, teksa së fundmi botoi edhe autobiografinë e tij.

Krauç regjistroi 467 ndeshje në Premier Ligë dhe 106 gola.

Skuadra me të cilën anglezi e mbylli karrierën si futbollist ishte Stok Siti, aty ku luajti së bashku me Xherdan Shaqirin në vitin 2018.

-Advertisement-

Në autobiografinë e tij, ish-sulmuesi i kombëtares angleze, nuk ka nguruar ti kushtojë disa rreshta, futbollistit me origjinë shqiptare, teksa shkruan:

“Xherdani është një nga futbollistët më të talentuar me të cilët kam luajtur, por kishte një problem, sepse talentin e shoqëronte me mungesë disipline.

Njerëzit do të ankoheshin edhe pse Shaqiri kishte shënuar shumë gola dhe kishte dhe shumë asiste.

Për të paktën 85 minuta çdo fundjavë ai ua bënte jetën të gjithëve pak më të vështirë. Transferimi te Liverpul ishte diçka e paimagjinueshme.

Trajneri Klop është i ashpër dhe nuk toleron”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera