Lajme

Ish-shefi i OSHP-së Hysni Hoxha, shpallet i pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 27 November 2017

Ish-shefi i Organit të SHP-së,Hysni Hoxha është shpallur i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nga akuza është liruar edhe Hysni Muhadri, ekspert i brendshëm shqyrtues në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Arsim Robelli kontabilisti i kompanisë “Conex Group”, raporton KTV.

“Të pandehurit lirohen nga akuza sepse në shqyrtim kryesor nuk është provuar që është kryer vepra penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Arben Hoti.

-Advertisement-

Ata kanë qenë të akuzuar për tenderin e ndërtimit të objekteve afariste në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Ky nuk ka qenë rasti i vetëm që Hysni Hoxha është akuzuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës.

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e dënoi me 3 vjet burgim për një tender në KOSST por këtë vit nga kjo akuzë e ka liruar Gjykata e Apelit.Hoxha kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të OSHP-së, duke thënë se këtë po e bën për arsye shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera