Lajme

Ish-shefi i UNMIK’ut: Ideja për kufij etnikë Kosovë-Serbi është koncept i turpshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 26 July 2022

Korigjimi i kujfijve është një ide e keqe, ka thënë sh-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Joachim Reucker, të martën.

Gjatë një interviste për Klan Kosovën, ai ka thënë se “rivendosja e kufijve nën atë që duket si kriter etnik është një koncept i turpshëm”.

“Kështu që, e mirëpres që kjo është jashtë tryezës”, ka thënë Ruecker.

-Advertisement-

Megjithatë, ai ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, por doli kundër asaj që shkëmbimi territorial të jetë pjesë e tryezës.

E për misionin e UNMIK-ut, tha se “është sosur”, duke shtuar se Rusia është shkaktare pse ky funksion ende vazhdon të jetojë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera