Lajme

Ish-shefi i stafit të Albin Kurtit, Luan Dalipi, largohet nga pozita e drejtorit ekzekutiv në AIE

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 13 November 2026

Luan Dalipi nuk është më drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Eksport(AIE).

Sipas raportimit të Gazetës Nacionale  ish-shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, është larguar nga kjo pozitë me direktiva të kryeministrit.

Deri me tani, as Qeveria dhe as Dalipi nuk ka folur për këtë çështje, ndërsa arsyet e largimit të tij mbeten të paqarta.

-Advertisement-

Gazeta Infokus kishte raportuar se Luan Dalipi dhe Vllaznim Osmani, të cilët kanë drejtuar kabinetet përkatësisht të kryeministrit Albin Kurti dhe të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, janë parë së bashku në një restorant në “Marigona”, lagjen e njohur si lagjja e milionerëve.

Edhe për këtë qëllimi i takimit mes dy ish-shefave të kabineteve nuk ishte konfirmuar.

Dalipi, i cili për 5 vite kishte shërbyer si shef i stafit të kryeministrit Kurti, në qershor të këtij kishte marrë pozitën e drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport.

Përmes një konkursi, i cili kishte nxitur shumë dyshime, ai kishte dalë si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë.

Kjo sepse Dalipi nuk ishte kandidati më i suksesshëm në testin me shkrim në këtë konkurs.

Ai kishte marrë vetëm 24 pikë, pesë më pak se Alban Maliqi që kishte marrë 29 pikë.

Diferenca u krijua në intervistë me gojë, ku Dalipi u vlerësua me 56.6 pikë, ndërsa kundërkandidati me 44.8 pikë.

Megjithatë, dyshimet nuk janë vetëm te rezultati i konkursit, por te fakti se fituesi i tij deri para pak muajsh ishte njeriu më i afërt politik i Kryeministrit Albin Kurti.

Ligji Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik përcakton qartë kufizimet për zyrtarët e lartë pas largimit nga funksioni.

Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy