Lajme

Ish-shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë: Albin Kurti po bën lojë fjalësh

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 29 October 2023

Arifi këtë e tha në një prononcim për GazetaBlic ku komentoi deklaratën e fundit të kryeministrit: “Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”.

Sipas Arifit, edhe Kurti e ka pranuar Asociacionin, por duhet të presim a po e zbaton.“Lojë fjalësh. Pranimi nënkupton zbatim. Të gjithë e kanë pranuar asnjëri se ka zbatuar. Ta shohim tash Albinin. A i e pranoji si të tjerët, por a e zbaton mbetet të shihet”, tha Arifi për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ka dalë me njoftim për mediat pas takimeve të fundit të kryeministrit Kurti në Bruksel, duke thënë se “Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.

Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa.”“Në fund të takimit, Kryeministri Kurti tha: Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin.”, citohet të ketë thënë Kurti, siç tregon njoftimi i qeverisë.

-Advertisement-

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se Kurti ka theksuar që pas sulmit terrorist të 24 shtatorit prioriteti është siguria e kufirit me Serbinë.
“Kryeministri Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet për sulmin terrorist në Banjskë, dhe që “duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin.”Kurti ka kërkuar ekstradimin e Milan Radojiçiq, grupit të tij dhe përgjegjësve të tjerë në Kosovë ku siç shprehet ai “do të kishte një gjykim të drejtë dhe fer”
Kryeministri kosovar ka fajësuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq që përkundër gjenerozitetit të Kurtit ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht zhbëhen tri parime të Marrëveshjes Bazë.“Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Për progresin demokratik dhe ekonomik të saj, Kryeministri Kurti tha që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, pra edhe bashkimin e pesë shteteve të mbetura të Bashkimit Evropian me shumicën prej 22 sosh, në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq siguria e kufijve për Kosovën, bashkë me sigurinë kolektive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngriten cilësisht nëpërmjet Marrëveshjes për Partneritet për Paqe me NATO-n drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike.”. thotë gjithashtu njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera