Lajme

Ish-presidentja zvicerane Micheline Calmy-Rey: Fatin e Kosovës e kam në zemër

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 03 August 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ish- presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë.

“Është kënaqësi t’ju takoj sot dhe t’ju shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës.

Zëri juaj ka qenë ndër zërat e parë për pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur sytë e shumë të tjerëve”, tha presidenti Thaçi.Thaçi e falënderoi Calmy-Rey që nuk po e harron Kosovën, ndërsa foli për të arriturat e Kosovës që nga pavarësia.

-Advertisement-

“Jemi në rrugë të drejtë. Kemi sfida por po i kalojmë me sukses”, ka thënë presidenti Thaçi. Ndërsa, ish-presidentja zvicerane Micheline Calmy-Rey u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë. “Fatin e Kosovës e kam në zemër”, tha Calmy-Rey.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera