Lajme

Ish-presidentja Jahjaga për Bujar Nishanin: I matur, pozitiv dhe shumë i përkushtuar në detyrë

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 28 May 2022

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Shqiërisë, Bujar Nishani, shkruan Gazeta Infokus.

Jahjaga përmes një postimi ka thënë se më pikkëllim ka marrë lajmin për vdekjen e ish-presidentit Nishani.

Gjithashtu, ajo ka thënë se me të ka pasë bashkpunim të ngushtë gjatë mandateve të tyre në presidencat e dy vendeve.

-Advertisement-

“Me Presidentin Nishani kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë gjatë mandateve tona presidenciale, si dhe një koordinim të shkëlqyeshëm ndërmjet të dy presidencave. I matur, pozitiv dhe shumë i përkushtuar në detyrë, Presidenti Nishani ka qenë një figurë unifikuese edhe atëherë kur polarizimet politike dukeshin të pakalueshme”, ka shkruar Jahjaga.

Po ashtu, ajo ka shprehur ngushëllime familjes së tij dhe shteti shqiptar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera