Ish-Presidenti Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat që lidhen me pengim të drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 07 January 2025
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, njoftoi më 7 janar Gjykata Speciale në Hagë.
Deklarimin, Thaçi e ka bërë në formë të shkruar të hënën, më 6 janar.
“Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykatë Speciale.
Thaçi po akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. ZPS-ja e ngarkon atë me vepra që lidhen me ndikimin në dëshmitarë – derisa ai ndodhet në një proces gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.
Më 6 dhjetor 2024, Specialja konfirmoi aktakuzë të re kundër Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Fadil Fazliut.
Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me pretendime për “të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve” në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”.
Dy javë më parë, derisa ka folur në gjykatoren e Hagës, Thaçi ka kërkuar respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
“Dëshiroj të ritheksoj dhe nënvizoj domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mosrespektimi i ligjeve të Kosovës dhe normave të tjera ligjore nga palët, në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetar, prandaj ftoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka thënë Thaçi në konferencën mbi ecurinë e çështjes më 18 dhjetor.
Thaçi ka shtuar se ai nuk paraqet rrezik në kuptimin politik e as “për ndonjë projekt qeveritar”.
“Ju e dini para katër vitesh, në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjedhësha president i vendit. Tash, para dhjetë ditësh, nxitimthi, Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Dua të sqaroj edhe njëherë, nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president as për kryeministër e as për deputet, e as ndonjë ambicie tjetër për pozitë publike. E ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës”, tha Thaçi.
Aktakuza e re vjen ndërkohë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë hyrë në vitin e pestë që ndodhen në paraburgim nën pretendimet për krime lufte.
Ndaj tyre po zhvillohet një proces gjyqësor që aktualisht ndodhet në fazën e paraqitjes së provave nga ana e ZPS-së.
Çështja e prokurorisë pritet të mbyllet në pranverën e këtij viti, për t’i hapur rrugë çështjes së mbrojtjes.
Të tjera
-
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Prishtinë, IKSHPK jep rekomandime për evitimin e rrezikut
Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të lar...
-
Bedri Hamza: “Made in Kosova” është ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke...
-
Musliu: Mungesa e Kadri Veselit u ndje shumë në Broboniq, por na dha forcë e kurajo të ecim përpara
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga radhët e Partisë De...
-
“Isha në punë më thanë se …”, deklarohet babai i viktimës nga Shqipëria për rastin Kobra
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës po mbahet seanca...
-
“O mercenarë të rrenës dhe mashtrimit”- Gërvalla eskalon në gjuhë ndaj gazetarëve pasi raportuan se s’u prit nga askush në SHBA
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar me një gjuhë të pazakontë ndaj gaze...
-
Ambasadori William Walker mbështet Artan Behramin: Jam shumë i lumtur që po kandidon
Ambasadori William Walker në një bashkëbisedim me kandidatin për deputet nga ...
-
Dërgohet në mbajtje pronari i qenit që sulmoi nxënësit në një shkollë në Suharekë
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje pronarin e qenit që hyr...
-
Ura e Badovcit u lëshua për qarkullim pa u testuar, Policia interviston një të dyshuar
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë intervistuar n...
-
Haradinaj takohet me përkrahësin e madh të Kosovës, kongresistin Torres
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në një takim nga përkrahësi ...
-
Mijëra persona u evakuuan pasi zjạrri i ri me rritje të shpejtë shpërtheụ pranë Los Angeles
Një zjarr i ri me lëvizje të shpejtë ka shpërthyer në Los Angeles, duke bërë ...
-
Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur
Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në ...
-
Musliu: Takimet nëpër fshatrat e Skenderajt nuk janë thjesht takime, ato janë emocione
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 për deputete nga radhët e Partisë Dem...