Ish-presidenti Pacolli për incidentin me Osmanin në aeroportin e Shkupit: Stafi i presidentes janë fajtorët e vetëm
Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 02 August 2024
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili njihet edhe për posedimin e një aeroplani privat me të cilin udhëton gjithandej, ka reaguar për incidentin në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pacolli ka thënë se presidentja Osmani s’është aspak fajtore për atë që ka ndodhur. Ai gjithashtu ka thënë se personeli i sigurisë në aeroportin e Shkupit s’janë fajtor, meqë iu është dashur të garantojnë siguri të plotë për çdo pasagjer që udhëton.
Në fund, ish-presidenti Pacolli ka thënë se fajtorë janë stafi i presidentes Vjosa Osmani, që kanë dështuar të lehtësojnë kalimin e presidentes Vjosa Osmani në aeroport.
Shkrimi i plotë:
Në përgjigje të shumë pyetjeve që më janë parashtruar sot lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit, dua të theksoj shkurt se;
Presidentja, si person me imunitet diplomatik, nuk është ASPAK fajtore për atë që ka ndodhur. Ajo nuk organizon e as qe duhet të organizoi tranzitimin në një aeroport të tretë, kështu që Presidentes i’u është imponuar çdo gjë që ka ndodhur.
Po ashtu, edhe personeli i sigurisë në aeroportin e Shkupit nuk është fajtor; ata kanë detyrën të garantojnë siguri të plotë për çdo pasagjer që udhëton me aeroplan.
Faji kryesor i takon stafit të presidencës, që shpesh është i mbipopulluar, i panevojshëm dhe jo profesional dhe gjithmonë arrogant. Ky staf ka dështuar sërish në facilitetin e kalimit të presidentes në mënyrë dinjitoze në këtë pikë kufitare aeroportuale.
Të tjera
-
Inteligjenca gjermane: Një njësit rus kreu sulme kiberbetike ndaj NATO-s
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër n...
-
Pas Kosovës, Lajçak gjatë kësaj jave viziton Serbinë
Javën e kaluar, Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Ko...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Musliu kritika Kurtit: Krijuam hapësirë që populli t’i varë shpresat tek një njëri i cili femiun e tij nuk do ta rrisë në vendin ku qeverisë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot me mëngjes ka adresuar kritika ndaj ...
-
Pesë raste të dhụnës në familje në 24 orë, dy të dyshuar në arrati
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një gr...
-
Mosvotimi i projektligjeve – VV fajëson disa deputetët e vetë
Gjatë muajit shtator pritet që Kuvendi i Kosovës t’i rikthehet punës në sesio...
-
Thẹret me thịkë një burrë në Deçan, i dyshuari ikë nga vendngjarja
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është therur me thikë dje në Deçan...
-
Plagoset një burrë me armë gjuetie në Vushtrri, dërgohet në QKUK
Një burrë është arrestuar në Sllakoc të Vushtrrisë, i cili dyshohet se plagos...
-
7 vjet nga votimi i Qeverisë Haradinaj
Sot mbushen shtatë vjet kur tashmë ish-legjislatura e gjashtë e Kuvendit të K...
-
Trajkoviq: Vuçiq nuk heq dorë lehtë nga strukturat mafioze si Radoiçiq e Veselinoviq, i shërbejnë projekteve të tij personale
Në një situatë ku po vijnë shantazhe nga të gjitha anët, strategji e presiden...
-
Dronët rusë shkelin hapësirën ajrore të Rumanisë dhe Letonisë
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët rusë shkelën hapësirë...
-
Këto janë vendet me rritjen më të lartë ekonomike në BE
Ekonomia e eurozonës dhe Bashkimit Evropian u rritën vetëm në mënyrë modeste ...