Ish-piloti amerikan që bombardoi Serbinë: FSK është një forcë e jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus
22:49 | 16 January 2022
Jeffrey Fischer njëri nga pilotët, që u shfaq në qiellin e Kosovës kah fundi i 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve në ish-Jugosllavi, ka vizituar sërish Kosovën.
“Unë isha në një prej sulmeve të netëve të fundit, për çka kam marrë edhe një medalje, misioni për të cilin shkruhet në atë medalje ishte ai kundër një formacioni të energjisë në Novi Sad. Pra ne po përpiqeshim t’ua ndalonim energjinë të cilën e përdornin për pajisje ushtarake”, thotë Fischer për Klan Kosova.
Jeffrey Fischer që thotë se e ka Kosovën si shtëpinë e dytë, u kthye një herë të dytë.
Tashmë në vendin e pavarur, si atashe ushtarak. Këtë detyrë e kreu në vitet 2016-2018 gjatë së cilës kohë Kosova po bënte përpjekjet më të mëdha që FSK-në ta shndërrojë në ushtri.
“Pa përjashtim, secili gjeneral amerikan që ka ardhur për ta vëzhguar FSK-në dhe është takuar me udhëheqësit e saj, ishin tejet të mahnitur. Ata mendonin dhe vazhdojnë të mendojnë se FSK është një forcë e jashtëzakonshme dhe ata në SHBA donin vetëm që Kosova të shkonte me hapa të ngadaltë në transformim dhe kjo për shkak të raporteve me Serbinë.”
Ai ka treguar edhe pse ndonjëherë aleatët më të mëdhenj kishin hezitimet e tyre.
“Ka pasur shumë njerëz që gabimisht kanë qenë të bindur se FSK është UÇK-ja me një uniformë tjetër, dhe kjo s’mund të ishte ashtu. Gjenerali Rama dhe udhëheqësit tjerë bënë çmos që të mbillnin doktrinën perëndimore, principet, trajnimet, taktikat që parashihen me standardet e NATO-s.”
Piloti amerikan i 7 misioneve më të mëdha të NATO-së thotë se aleanca veriatlantike nuk do të jetë përgjithnjë në Kosovë, sikur që është herët të flitet për një bazë të përhershme ushtarake. Por është i sigurt se NATO mbetet e përkushtuar për Kosovën dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Kosova në të ardhmen e afërt!
Ish atasheu amerikan i mbrojtjes i pyetur për marrëveshjen që Kosova ka me NATO për mosdërgimin e FSK-së në Veri të vendit ka vlerësuar se nuk është telash i madh nëse siguria në pjesën veriore mbikëqyret nga KFOR.
“Ata ushtarë duhet të bëjnë diçka, jo të ulen në kamp e të luajnë letra a diçka e tillë. Do të ishte më e mençur diplomatikisht që Kosova t’i përdorte ato forca që janë të paktën të pranueshme për dy palët, Kosovën e Serbinë, të patrullojnë dhe të kryejnë detyra tjera të sigurisë në veri”, tha ai.
TĂ« tjera
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarĂ« i ka ndodhur kryetarit tĂ« KOK-ut nĂ« Japoni Â
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...
-
Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, prandaj ambasadat janë plot me aplikime
Kryetari i PDK-së, Memli Kasniqi, me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë mbajtur ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë....
-
Reagon fuqishëm Klitschko pasi që u citua “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”,
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën ...
-
Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital
Një përleshje fizike mes disa personave ka rezultuar në lëndimin e dy prej ty...
-
Ministri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë
Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë ka njoftuar se ka biseduar me një ekspe...
-
E rëndë/ Nxirren trupat e dy të miturve që u mbytën në liqen
Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e ...