Lajme

Ish-përfaqësuesi i BE në Kosovë: Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për Veriun

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 04 June 2023

Pieter Feith, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri.

Feith u shpreh se tërheqja e përkohshme e policisë së Kosovës nga veriu do të ndihmonte në shtensionimin e situatës.

“Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë. Por gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë përpara me një veprim të vetin politik. Nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën. Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si një mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës”, tha zyrtari i lartë.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Studio MASTER në UNI, merr Diplomë të dyfishtë Gjermane dhe leje-qëndrim të përhershëm në Gjermani

Të tjera