Rozë

Ish-partnerja ka një mesazh për Granitin: Zemrat nuk bëjnë lojëra

Autori: L Abazi 11:14 | 06 November 2021

Ditë më parë Granit Cana në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ pranoi para të gjithëve se ishte i dashuruar në ish-partneren e tij.

Bile i pyetur nga moderatoria, Arbana Osmani se a është në lidhje ai kishte thënë se lidhja e tij është e komplikuar, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Granititi i erdhi një letër pikërisht nga ish-partnerja.

-Advertisement-

Vajza në fjalë në këtë letër kishte thënë se ky nuk është ky Graniti që njoh.

“Jam e lënduar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk i jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interes të ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk
bëjnë lojëra”, ishin disa nga fjalët e zgjedhura nga ajo.

Pas kësaj letre Graniti u përlot dhe shprehu sërish se e ka marrë malli që ta takojë.

Ish-futbollisti kosovar për gjithë këtë histori dashurie kishte folur edhe me Fifin, me të cilën ne fillime u duk se ka një afrimitet më shumë se shoqe, por që në fund i tha se marrëdhënia e tyre nuk mund të kalonte përtej miqësisë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera