Rozë

Ish-modelja tregon detajet e lidhjes së saj me Donald Trump: M’u ngjit nga mbrapa si këlysh qeni

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 22 May 2023

Një ish-modele e “Playboy” ka treguar detaje nga lidhja e saj me Donald Trump. Në një intervistë për “Daily Mail”, Karen McDougal thotë se marrëdhënia e tyre, që nisi në vitin 2006, ishte e bazuar në dashuri të sinqertë dhe zgjati 10 muaj.

“Unë isha e dashuruar me të dhe ai me mua. E di këtë sepse ma thonte gjithë kohës që më donte dhe më prezantonte te miqtë e tij”, tregon 52-vjeçarja.

Trump u njoh me McDougal në një festë në vilën e Playboy, në Los Angeles, kur kishte dy vite i martuar me Melania.

-Advertisement-

“M’u ngjit nga mbrapa si këlysh qeni, duke u munduar të më tërhiqte vëmendjen. Kur po ikja, i tha truprojës së tij që të merrte numrin tim. Më telefonoi disa ditë më vonë dhe më ftoi për darkë në hotelin Beverly Hills. Kur e kujtoj tani, më vjen turp, pasi e dija që Trump ishte i martuar. Por, atëherë isha një vajzë tjetër, doja të argëtohesha dhe nuk i mendoja gjërat thellë”, kujton McDougal.

Darka përfundoi me çiftin në shtrat dhe me Donald Trump që i ofroi para modeles.

“Sapo isha veshur dhe do ikja, kur pashë në duart e tij një tufë parash. I thashë që nuk isha nga ato vajza. Ai e pa që u mërzita shumë dhe menjëherë më tha që isha e veçantë. Pas asaj nate, nuk mendoja se do e takoja më, por kur më ftoi sërish për darkë, as vetë nuk e di pse pranova.

Aty nisëm një marrëdhënie konsensuale, takoheshim 5 herë në muaj”, thotë ish-modelja e Playboy.
Por, si u ndanë? McDougal ishte ajo që i dha fund marrëdhënies pasi u njoh me një burrë të quajtur Bruce. Bëhet fjalë për aktorin e famshëm Bruce Willis, me të cilin është fotografuar me pushime në Itali, në vitin 2007.

“Nuk e kam tradhtuar Trumpin, por unë dhe Bruce po flisnim në telefon shumë, kështu që e pata më të lehtë për t’i dhënë fund. Pse do të rrija me një burrë të martuar kur Bruce ishte i sjellshëm dhe beqar?”, shprehet 52-vje, shprehet 52-vjeçarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera