Ish-Miss Albania në pritjen e ëmbël, fëmija i saj do ketë dy nëna

Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 25 July 2017
E diplomuar për arkitekturë, fituese e Miss Albania-s në vitin 2007, Egla Harxhi është bërë e njohur si fotomodele, ku një pjesë të mirë të fotove i ka realizuar me fotografin Jarl Alexandre Alé de Basseville, gjithashtu një tip kontrovers. Tashmë ata të dy do të bëhen prindër dhe janë duke marrë vendime vërtet të pazakonta për të ardhmen e tyre dhe fëmijës.
Familja nuk do të jetë aspak tradicionale. Egla Harxhi ka edhe një marrëdhënie me një femër, e cila nuk do të bëhet publike dhe fëmija do rritet me dy nëna. Kanë menduar të vendosen në zonën e Libofshës, në Shqipëri, duke u larguar ca kohë nga Parisi edhe pse do të mbeten udhëtarë të përhershëm.
Egla ka dhënë një intervistë për programin Lart e Poshtë në RTSH ku ka treguar edhe si e ka pritur lajmin që ishte shtatzënë. “U befasova. Nuk dija çfarë të mendoja, por pastaj vendosëm që do e mbajmë. Edhe për familjen e Ale-s, e cila i kërkonte prej vitesh një trashëgimtar, ishte një gëzim”, ka thënë ajo.
Megjithatë surprizat nuk kanë mbaruar këtu. Sa e hapur është jeta e tyre, aq të forta do jenë rregullat për të birin. “Në familjen e Ale ka një protokoll. Ai do të rritet siç është rritur Ale. Ndoshta jo 12 vjet pa parë familjen, por me mjeshtra, që do i mësojnë kodet e jetës, të vërtetat, filozofinë, gjuhët e vjetra”, ka thënë Egla.
Fotografi i njohur është rritur në Vatikan, ka mësuar latinisht e greqishte të vjetër në një këshill jezuit, mes rregullash strikte. E njëjta gjë, por më e moderuar, parashikohet edhe për pasardhësin e tij, i cili, ndryshe nga fëmijët e tjerë, do të nisë shkollën para moshës gjashtë vjeç dhe nuk do të shkojë në një shkollë qyteti, por do të rritet me këta mësues që Egla i quan “mjeshtra”.
Në biografinë e Jarl Alexandre Alé de Basseville shkruhet që ai është pasardhës i Mbretit I Harald të Norvegjisë dhe ndoshta është kjo prejardhje që përcakton shkollimin e djemve të familjes.
Shumë fakte të pazakonta për një shkrim…e mbyllim këtu…Ah, mos mendoni që partnerja e Eglës është vajza që shihni në fotot e saj. Egla thotë që ajo nuk dëshiron të shfaqet, ndërsa kjo këtu është një modele.
Megjithatë ajo tha, në një pikë të intervistës, që Ale edhe pse kishte pasur vajza nga e gjithë Evropa, ndihej mirë me vajzat shqiptare, sepse Ballkani sipas tij është origjina e Evropës dhe ato ishin vajza ilire…Ndoshta edhe partnerja e Eglës është shqiptare, ose ballkanase…

Të tjera
-
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve
Një fabrikë që paguan 1000 euro në muaj për rrymë do të paguajë 1150 euro në ...
-
Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mi...
-
“Paqja ka mbaruar”, ministri danez i përgjigjet zëvendës presidentit të Amerikës
Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen me anë të një reagimi pas fjalë...
-
Tejkaloi kolonën, shoferit në Ferizaj i pezullohet leja për 3 muaj dhe gjobitet me 200 euro
Një shofer në Ferizaj është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe pezull...
-
Garda Grenadier e ushtrisë britanike parakalon në sheshet e Prishtinës
Garda Grenadier e ushtrisë britanike ka parakaluar në sheshet e kryeqytetit. ...
-
Një i lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit te “Qafa”
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në...
-
“Qeveri satelit i Serbisë”, Haradinaj kritikon ashpër qeverinë për çmimin e rrymës e shtesat e policisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reag...
-
Dyshohet për shpëṛthimin e një bombole gazi te “Qafa” në Prishtinë
Dyshohet se një bombolë gazi ka shpërthyer te “Qafa” në Prishtinë. Lajmin ...
-
Haradinaj kujton dëshmorin e kombit, Bujar Shala
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin e kombit, Bujar Shal...
-
Orav për formimin e qeverisë së re: Shpresojmë që të jetë stabile
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka folur rreth formimit ...
-
Trupa e daulleve e ushtrisë britanike performon në sheshin e Prishtinës, qytetarët e shijojnë nga afër
Trupa e daulleve të Gardës Grenadier e ushtrisë britanike sot kanë performuar...
-
Vdẹs 85-vjeçarja në Rahovec, dyshohet se iu dọgj shtëpia aksidentalisht
Një 85-vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia e saj u përfshi nga zjarri në fsh...