Lajme

Ish-ministri Vitia mund të bëhet me funksion të ri pas një muaji

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 19 November 2021

Në muajin dhjetor, Arben Vitia mund të betohet si asamblist i Kuvendit Komunal të Prishtinës pasi që ishte bartës i listës së VV-së.

Ai, mori mbi 26 mijë vota për asamblist, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk dihet nëse Vitia do të ulet në Kuvendin Komunal, apo do ta liroi vendin për dikë tjetër.

-Advertisement-

Po bëhen pesë ditë prej që kur kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka thënë asnjë fjalë për media. I fundit postim i Vitisë është ai i 14 nëntorit ku i bëhet thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Arben Vitia e humbi garën për Prishtinën duke marrë mbi 1 600 vota më pak se kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama.

Me 1 tetor, Arben Vitia dha dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë i bindur në fitoren e tij në garën për kreun e Prishtinës.

“Unë sot po e përmbyllë këtë detyrë që ma besuan. Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë”, kishte thënë Vitia duke prezantuar punën që e ka bërë gjatë kohës sa ka qenë ministër.

Vetëm dy ditë pas humbjes së Benit në balotazh, kryeministri Albin Kurti e solli në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, kirurgun e njohur Dr.Rifat Latifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera