Lajme

Ish-ministri Tahiri: Nuk e kuptoj si Mediu e Basha janë në këtë parlament, turp i drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 13 September 2017

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu rikthye nga foltorja e Kuvendit 21 janarit të 6 viteve më parë.
Tahiri akuzoi drejtësinë se ka demonizuar politikën, ka liruar vrasës dhe i ka futur në Parlament, ndërsa solli në vëmendje 21 janarin dhe katër viktimat e shkaktuara nga plumbat e Gardës së Republikës.
Nga foltorja e Kuvendit Tahiri sulmoi direkt kryetarin e PD, Lulzim Basha si përgjegjës të tragjedisë por i pandëshkuar, ndërsa nga radhët e opozitës nuk pati asnjë reagim.

“Njerëzit e shohin politikën me përçmim. Drejtësia ka qenë aleati jonë më i madh për neverinë që kanë shqiptarët për politikën. Drejtësia ka falur disa, disa të tjerë nuk i ka gjykuar dhe ka amnistuar të tjerë, e të gjithë bashkë sot fshihen në këtë bunkerin e madh të Parlamentit, duke mos na kursyer dënglat dhe moralin nga kjo foltore. Politika ricikloka ata që ndoshta me kohë duhet të ishin përpara drejtësisë. I kemi të riveshur me detyra të tjera. Nuk arrij të kuptoj se si Fatmir Mediu është në Parlament dhe nuk është gjykuar ende për Gërdecin; nuk arrij të kuptoj se si Lulzim Basha është në Parlament dhe i ka bërë bisht drejtësisë për Rrugën e Kombit dhe për Ziverin, Aleksin, Faikun dhe Hekuranin. Ky është turp për drejtësinë dhe Parlamentin”, – tha Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera