Lajme

Ish-ministri serb që quajti masakrën e Reçakut trillim, kërkon të shpallet i pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 02 December 2019

Gjithçka filloi me këtë deklaratë të tij.
“Shkak për agresionin në vendin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi, Reçaku i trilluar, dhe ishin pikërisht ata, shqiptarët terroristë, të cilët e kanë trilluar gjithë këtë, kanë kryer krimet më të rënda në Kosovë e Metohi, për të cilat deri në ditën e sotme, askush nuk është përgjigjur.

Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, vranë serbë të mirë shtëpiakë dhe policë në vendet e tyre të punës. Fushatën e tyre të përgjakshme e vazhduan edhe gjatë agresionit dhe pas të ashtuquajturit misionit paqësor në Kosovë e Metohi”
Ish ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Reçak, e pati quajtur trillim.

Për më tepër, ai e quajti intervenimin e NATO-s agresion, kurse shqiptarët i kishte cilësuar si gjakpirës dhe terroristë.
Këtë deklaratë, Todosijeviqi e ka bërë në Zveçan në prill të këtij viti, gjatë shënimit të 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

-Advertisement-

Ndërkohë, për këto deklarime të ish ministrit në Qeverinë e Kosovës, menjëherë patën nisur hetimet nga Prokuroria Speciale.
Madje ndaj Ivan Teodosijeviciqit edhe është ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale, “Nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, ndërsa këtë të hënë është ai është paraqitur para gjykatës. /T7/

Prokurori special Atdhe Dema, në fjalën e tij përfundimtare, deklaroi se aktakuza është vërtetuar në tërësi, përkitazi me fajësinë e të akuzuarit dhe përgjegjësinë e tij penale.

Ndërkaq, i akuzuari edhe pse pranoi se çka ka deklaruar, ka mohuar fajësinë, përderisa, avokati i tij Nebojsha Vlajiq, ka kërkuar lirimin e tij nga akuza.

Pastaj, seanca vazhdoi pa prezencën e mediave, pasi qe incizimi i kësaj seance me anë të kamerave nga ana e mediave është lejuar vetëm deri në dhënien e fjalës hyrëse.
Ndryshe, avokati i Todosijeviqit, Nebojsha Vlajiq, tha se aktgjykimi final do të shpallet me 5 dhjetor të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera