Lajme

Ish-ministri serb që ofendoi familjet e të pagjeturve po kalon pushimet në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 16 September 2020

Ish-ministri serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet.

Jabllanoviq është fotografuar derisa ndodhet në plazhet e jugut të Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Serbi ishte pjesë e Qeverisë Mustafa në Kosovë, si ministër për Komunitetet dhe Kthim.

-Advertisement-

Një deklaratë e tij pati nxitur reagime të mëdha deri edhe në protesta masive, pasi i kishte quajtur nënat e të pagjeturve në Gjakovë si egërsira, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo deklaratë e tij kishte ardhur pasi në Gjakovë ishte protestuar duke mos lejuar vizitën e serbëve atje.

Kjo pasi ata çdo vit nën petkun e pelegrinëve shkojnë edhe kriminel që në kohë lufte kryen krime duke vrarë e zhdukur qindra persona./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera