Lajme

Ish-ministri kërkon që Kurti të marrë masa për zyrtarët serb që paguhen pa shkuar në punë

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 19 February 2020

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka shfuqizuar vendimin për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit.

E ky vendim si duket nuk i ka pëlqyer edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanit, shkruan Gazeta inFokus.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se Kurti duhet të merret me mbi 200 zyrtare serb, të cilët marrin paga pa shkuar në punë.

-Advertisement-

“Mbi 200 zyrtarë serb marrin paga nga buxheti i Kosovës pa shkuar asnjë ditë në punë. Këta zyrtarë janë të angazhuar në të gjitha ministritë e qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti duhet të merret edhe me këta zyrtarë që i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës”, ka shkruar Hasani.

Sipas Hasanit, Qeveria duhet të shohë pse këta zyrtarë nuk shkojnë në punë, ose t’i bind që të vijojnë punën rregullisht ose të shkarkohen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera