Lajme

Ish-Ministri: Ka kaluar koha kur është dashur të gjuhet me armë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 26 January 2018

Ish-Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka reaguar sot pas interpelancës për gjuajtjen me armë nga Ministri i tanishëm i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Murati shkruan në Facebook se kjo është një shkelje ligjore në emër të traditës, dhe politika do të duhej ta shkarkonte atë, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes.

Ky është postimi i plotë në facebook:

-Advertisement-

“Veç që ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat” shkruan Murati

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera